Botë

Sulmohet një spital i Iranit nga Izraeli

izrael

Foto: AP

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme  të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka thënë se spitali Farabi në qytetin e Kermanshahut ka qenë target i sulmeve izraelite, duke e quajtur sulmin “fundosje e të drejtës ndërkombëtare dhe krim lufte”.

E drejta ndërkombëtare humanitare thotë se spitalet nuk duhet të sulmohen gjatë konflikteve të armatosura - me disa përjashtime - dhe një shkelje e kësaj mund të përbëjë një krim lufte.

Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike, nuk raportoi për viktima, por tha se ekipet e shpëtimin janë dërguar në spital.

Reparti i kujdesit intensiv mendohet të jetë i prekur rëndë. Spitali Farabi është qendra kryesore e neurologjisë në provincën Kermanshah dhe gjithashtu ka edhe departament psikiatrie.

Lexo përditësimet tjera
Izrael

Irani intensifikon sulmet ndaj Izraelit pas vrasjes së kreut të inteligjencës

Irani ka intensifikuar sulmet ndaj Izraelit pas vrasjes së kreut iranian të njësisë se Inteligjencës së...