Një person është vrarë si pasojë e granatimeve ukrainase në rajonin rus të Belgorofit, ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov.
“Qyteti i Grayvoron u sulmua nga Forcat e armatosura të Ukrainës. Ka një person të vdekur. Ky është pjesëmarrës në vetëmbrojtjen tonë territoriale. Ai ishte një nga pjesëmarrësit aktivë– ai vazhdimisht ndihmoi në evakuimin e civilëve dhe sigurimin e sigurisë në rrethin e tij të lindjes”, ka shkruar ai në Telegram.
Votimi në zgjedhjet presidenciale të Rusisë nga të cilat fitues shihet Vladimir Putini edhe për një mandat tjetër 6-vjeçar, ka nisur të premten në mëngjes.
Votimi do të zgjasë tri ditë, edhe pse rezultati nuk vihet në dyshim pasi Putini nuk ka asnjë kundërshtar të zëshëm.
Qendrat e votimit u hapën në Gadishullin Kamchatka, rajoni më lindor i Rusisë, dhe do të mbyllen në enklavën më perëndimore të Kaliningradit të dielën.
-
Sulmet ukrainase - mbyllen në Belgorod shkollat dhe qendrat tregtare
-
Ukraina vazhdon sulmet mbi Rusinë, dy të vdekur në Belgorod
-
Qyteti rus cak i bombardimeve të reja nga Ukraina
-
Qindra dronë godasin Moskën në ditën e fundit të votimit në zgjedhjet parlamentare të Rusisë
-
Rusia raporton sulme kibernetike ndaj sistemit zgjedhor në ditën e dytë të votimit