Dyqanet dhe shkollat janë mbyllur në qytetin rus të Belgorodit pas bombardimeve për të cilat autoritetet atje kanë fajësuar Ukrainën.
Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov ka thënë se dy persona u vranë si pasojë e sulmeve me raketa, ndërsa votimi vazhdon në zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat Vladimir Putini është i sigurt se do të fitojë.
Sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan tetë raketa ukrainase, ka thënë Gladkov.
Putini akuzoi Ukrainën se po përpiqet të pengojë ofertën e tij për një mandat tjetër gjashtëvjeçar.
Studentët në Belgorod, i cili është afër kufirit me Ukrainën nuk do të ndjekin shkollën të hënën dhe të martën, ka bërë të ditur guvernatori.
Edhe
Pesë të vrarë dhe 46 të plagosur në sulmin e Ukrainës në Belgorod
Ndërsa qendrat tregtare në këtë qytet do të mbyllen të dielën dhe të hënën, ka shtuar Gladkov.
https://www.koha.net/bote/412858/ukraina-vazhdon-sulmet-mbi-rusine-dy-te-vdekur-ne-belgorod/