Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmet në Belgorod, Rusia do të evakuojë mijëra fëmijë

Rreth 9.000 fëmijë do të evakuohen nga qyteti rus, Belgorod dhe rajonet afër pas bombardimeve, për të cilat autoritetet kanë fajësuar Ukrainën, ka raportuar “BBC News”.

Guvernatori i Belgorodit Vyacheslav Gladkov ka thënë se tre njerëz, duke përfshirë edhe një fëmijë, janë lënduar nga sulmet e fundit, gjatë kohës që rajoni – i cili ndodhet në kufi me Ukrainën – ishte pa energji elektrike.

Ai ka shtuar se 16 persona janë vrarë dhe 98 janë plagosur këtë javë.

Është kërkuar që në Belgorod të mos mbahet mësim të hënën dhe të martën. Qendrat tregtare gjithashtu janë mbyllur të dielën dhe të hënën.

Urdhri i ri i evakuimit do të prekë disa fshatra afër qytetit Belgorod dhe disa fshatra në pjesë të tjera të rajonit, ka thënë Gladkovi në një mbledhje të partisë “Rusia e Bashkuar” të Kremlinit.

Grupi i parë prej 1,200 fëmijësh do të evakuohet të premten.

Edhe Evakuohet grupi i parë i fëmijëve rusë nga Belgorodi Botë Evakuohet grupi i parë i fëmijëve rusë nga Belgorodi

Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë se forcat e veta kanë rrëzuar nëntë predha ukrainase mbi Belgorod të martën. Më vonë ka shtuar se ka shkatërruar dy grupe të “diversantëve” ukrainas në sulmet parandaluese pranë kufirit me rajonet Belgorod dhe Kursk.

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar më parë Kievin se ka nisur sulmet në rajon për të penguar rizgjedhjen e tij.