Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evakuohet grupi i parë i fëmijëve rusë nga Belgorodi

Grupi i parë i fëmijëve janë evakuuar të premten nga rajoni rus i Belgorodit, ka raportuar media shtetërore ruse duke publikuar pamje të zhvendosjes së tyre.

Fëmijët janë dërguar në një kamp në Penza, ka deklaruar guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, raportoi AP.

Ai ka thënë po ashtu se një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmeve ukrainase në rajonin e Belgorodit të premten.

Rusia kishte vendosur javën e kaluar që të evakuonte 9,000 fëmijë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme nga Ukraina në qytetet ruse në kufirin me të.

Përveç kësaj, autoritetet kishin mbyllur shkollat gjatë të premtes në Belgorod, dhe në zonat tjera afër kufirit.

Universitetet në rajon kaluan në mësimin në distancë dhe klubet dhe institucionet kulturore dhe sportive u mbyllën.