Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia nis evakuimin e banorëve nga një qytet pas sulmeve nga Ukraina

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se disa familje ishin larguar pas sulmeve nga qyteti i Belgorodit i cili është afër kufirit të Ukrainës.

Gladkov tha se kishte parë thirrje në mediat sociale nga njerëz që thoshin se janë të frikësuar dhe se kërkonin ndihmë përçka nuk u vonuan dhe nisën evakuimet.

"Sigurisht që do ta bëjmë! Tashmë kemi shpërngulur disa familje," tha ai, shkruan BBC.

Guvernatori tha se banorët do të dërgoheshin në qytetet Stary Oskol dhe Gubkin ku mund të qëndronin për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, ai tha se jo të gjithë mund të strehohen atje, kështu që ai do t'u kërkojë kolegëve nga rajone të tjera që të ndihmojnë.

Rusia ka akuzuar vazhdimisht Ukrainën se qëndron pas sulmeve me dron në muajt e fundit. Zjarri ndërkufitar vjen pasi SHBA-të akuzojnë Rusinë për një "përshkallëzim të rëndësishëm dhe shqetësues" në Ukrainë, me përdorimin e raketave balistike dhe lëshuesve të furnizuar nga Koreja e Veriut.

Moska ka mohuar ndonjë bashkëpunim të tillë. Ukraina ka paralajmëruar se përpjekjet e saj të luftës dhe financat publike të vendit janë në rrezik nëse ndihma e mëtejshme perëndimore nuk vjen së shpejti.