Dy persona janë vrarë të shtunën nga bombardimet ukrainase në qytetin rus të Belgorodit, afër kufirit me Ukrainën, kanë bërë të ditur zyrtarët rusë.
Një burrë dhe një grua kanë mbetur të vdekur nga sulmi, derisa tre persona të tjerë janë plagosur, ka deklaruar guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov në Telegram.
Ky ishte i fundit në shkëmbimet e raketave me rreze të gjatë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, raportoi AP.
Pesë persona u plagosën gjithashtu kur një dron ukrainas goditi një makinë në fshatin Glotovo, rreth 2 kilometra nga kufiri ukrainas, sipas Gladkov.
Gjithashtu të shtunën, një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr në një rafineri nafte që i përket gjigantit rus të naftës, Rosneft në rajonin e Samara, sipas guvernatorit rajonal, Dmitry Azarov. Ai ka thënë se një sulm ndaj një rafinerie tjetër u pengua. Nuk raportohet për viktima.
Edhe
Pesë të vdekur nga një sulm në Belgorodin rus
Sulmet vijnë një ditë pasi një sulm rus në qytetin port ukrainas të Odesës vrau të paktën 21 persona. Sulmi me raketa balistike shpërtheu mbi shtëpitë në qytetin jugor të premten, pasuar nga një raketë e dytë që synonte reaguesit e parë që mbërritën në vendngjarje, thanë zyrtarët.
Më shumë se 50 persona janë ende në spital pas sulmeve, ka deklaruar të shtunën nënkryetarja e bashkisë së Odesës, Svitlana Bedreha, sipas mediave shtetërore ukrainase.