Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vdekur nga një sulm në Belgorodin rus

BBC – Të paktën pesë njerëz janë vrarë nga një sulm ajror në qytetin rus Belgorod, ka thënë guvernatori i regjionit.

Tetëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur nga sulmi i cili ndodhi jo shumë larg kufirit me Ukrainën.

Zyrtarët rus kanë thënë se sistemi i mbrojtjes ajrore ka rrëzuar 14 raketa ukrainase mbi regjionin e Belgorodit.

Sipas Zvezda TV, një raketë ka goditur një qendër tregtare dhe njëra ka rënë në stadiumin e qytetit.

Belgorodi i cili gjendet rreth 30 kilometra nga kufiri me Ukrainën, është bërë shënjestër e forcave ukrainase që nga fillimi i luftës dy vjet më parë.

Një sulm me dron dhe raketë ka vrarë 25 njerëz në dhjetor dhe ka plagosur të paktën 100 të tjerë duke u konsideruar si sulmi më vdekjeprurës deri më tash në Belgorod.

Edhe Pesë të vrarë dhe 46 të plagosur në sulmin e Ukrainës në Belgorod Botë Pesë të vrarë dhe 46 të plagosur në sulmin e Ukrainës në Belgorod

Mbrëmjen e kaluar, Rusia ka lëshuar 26 raketa në Ukrainë, duke vrarë një grua 66-vjeçare në Chuguyiv, afër Kharkivit lindor dhe ka lënduar disa njerëz.

Njëkohësisht, luftimet në qytetin Avdiivka në Ukrainën Lindore vazhdojnë. Avdiivka është lokacion i rëndësishëm sepse është portë për në qytetin Donetsk të pushtuar nga rusët.