Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qyteti rus cak i bombardimeve të reja nga Ukraina

Qyteti i Belgorodit në perëndim të Rusisë është bombarduar nga forcat ukrainase.

Të paktën tre persona janë plagosur nga copa e raketës që ka rënë në qendër të qytetit.

Disa apartamente dhe automjete në këtë pjesë të qytetit rus janë dëmtuar.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se dhjetë raketa të Ukrainës janë shkatërruar nga sistemet mbrojtëse të qytetit.

Liderët e Ukrainës kanë njoftuar se si pjesë të planit për vitin e ri të luftës, synojnë të sulmojnë qytetet kufitare të Rusisë.

Edhe Pesë të vdekur nga një sulm në Belgorodin rus Botë Pesë të vdekur nga një sulm në Belgorodin rus

Javë më parë është sulmuar luftanija ruse në portin e Krimesë ndërkaq në Belgorod janë vrarë disa persona.

Ukraina synon që t’ua vështirësojë jetën rusëve në prag të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat do të garojë edhe presidenti Vladimir Putin.