Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qyteti rus vazhdon të bombardohet nga Ukraina

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se sistemet raketore kanë rrëzuar 10 raketa ukrainase që kishin për cak Krimenë dhe 10 të tjera qytetin rus Belgorod. Mirëpo copat e raketave kanë rënë në qytet duke lënduar disa persona.

Krimeja e aneksuar dhe Belogorodi në javët e fundit kanë qenë cak i sulmeve ajrore të Ukrainës. Nga copat e raketave janë dëmtuar 100 shtëpi dhe apartamente në Belgorod.

Qyteti në kufi me Ukrainën, edhe të shtunën është bombarduar. Autoritetet ruse kanë njoftuar se 25 persona u vranë, përfshirë pesë fëmijë.

Ky ishte njëri nga sulmet më të mëdha në territorin rus që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës.