Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmet në Lindjen e Mesme - Vriten tre ushtarë amerikanë

Iran

Foto: Ilustrim

Foto: Associated Press

Tre anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë në aksion, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom). 

Ata janë viktimat e para që kur SHBA-ja ka filluar të sulmojë Iranin të shtunën.

Pesë të tjerë janë "plagosur rëndë", thotë ushtria amerikane. 

Emrat e tre ushtarëve të rënë nuk do të publikohen deri 24 orë pasi familjet e tyre të jenë njoftuar, ka shtuar Centcom.

Teksa njoftonte operacionin amerikan kundër Iranit, presidenti Trump ka paralajmëruar se ishte e mundur që SHBA-ja të pësonte viktima.

Komanda Qendrore Amerikane po ashtu ka thënë se aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” nuk është goditur nga raketat iraniane. 

Edhe SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u vra në mes të ditës lideri iranian? Botë 4 muaj më parë SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u vra në mes të ditës lideri iranian?

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) tha më parë se kishte goditur një aeroplanmbajtëse me raketa balistike. 

“Raketat e lëshuar as që iu afruan”, tha Centcom.

Po ashtu Centcom tha se ka fundosur një anije luftarake amerikane. 
 

Lexo përditësimet tjera
Teheran

Trumpi thotë se janë eliminuar 48 udhëheqës iranianë, Teherani zotohet për hakmarrje

Irani ka konfirmuar të dielën vdekjen e liderit të tij suprem, Ayatollah Ali Khamenei, nga sulmet...