Policia në Louisville të SHBA-së ka konfirmuar se së paku pesë persona janë vrarë në të shtëna me armë në një bankë, raporton NBC News.
Një person i armatosur ka hapur zjarr të hënën në një bankë në qendër të Louisvillet, duke shkaktuar vdekjen e 5 persona, ndërsa plagosi edhe një polic.
Sulmuesi është në mesin e të vrarëve.
Gjashtë persona janë dërguar me urgjencë në Spitalin Unviersitar të Louisvillet, përfshirë edhe polici, ka thënë zëvendësshefi i Policisë së Louisvillet, Paul Humphrey.
Nuk është bërë e qartë nëse sulmuesi ka vdekur nga plagët që ka marrë nga të shtënat me policinë, apo ka kryer vetëvrasje.
Policia e Louisvillet u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia në Louisville publikon videon e sulmit në bankë ku vdiqën 5 persona
-
Katër të vrarë në të shtëna me armë në Montana
-
Një 17-vjeçar vret një nxënëse dhe plagos dy të tjerë në një shkollë në SHBA
-
Ofrohen 50 mijë dollarë për informata për kapjen e të dyshuarve për vrasjet në Alabama
-
Katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në sulmin me armë në Alabama