Botë

Policia në Louisville publikon videon e sulmit në bankë ku vdiqën 5 persona

Së paku 5 persona kanë vdekur e disa tjerë janë lënduar kur një person i armatosur hyri në bankën “Old National” në Louisville të Kentuckyt dhe filloi të shtinte, raporton BBC.

Në mesin e të lënduarve, një polic është në gjendje të rëndë.,

Në videon e publikuar nga Policia e Louisvillet, shihet momenti kur polici Cory Galloway përfshihet në të shtëna me sulmuesin, dhe e vret atë.