Policia po ofron 50 mijë dollarë shpërblim për çfarëdo informate që mundëson kapjen e të dyshuarve për vrasjen e katër personave në Alabama të SHBA-së të shtunën mbrëma, raporton “BBC”. Policia është ende në kërkim të një grupi të personave që dyshohen se kryen sulmin në qytetin Birmingham të Alabamas.
Në atë sulm u vranë katër persona e u plagosën 17 tjerë.
Policia ka thënë të hënën se ende po kërkon të dyshuarit dhe ka ofruar shpërblesë për informata për kapjen e tyre.
Hetuesit kanë thënë se dyshohet se një grup ka shtënë në drejtim të një individi të caktuar.
Të shtunën mbrëma pak para mesnatës një grup i personave raportohet se dolën nga një veturë dhe filluan të shtien në drejtim të një turme para se të iknin.
Hetuesit kanë mbledhur mbi 100 gëzhoja të plumbave. Një grua dhe tre burra janë vrarë në këtë sulm.
-
Katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në sulmin me armë në Alabama
-
Dy të vdekur dhe 12 të plagosur nga të shtënat me armë në mes të turmës në Alabama
-
Një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA
-
Sulm me armë në SHBA, të paktën një i vdekur dhe 24 të plagosur
-
Katër policë të vrarë e katër të plagosur gjatë bastisjes së një shtëpie në SHBA