Të paktën katër persona janë therur dhe kanë pësuar lëndime në Numedal të Norvegjisë të premten, ku një nga viktimat është në gjendje të rënda nga sulmi, raportoi Independent.
Policia norvegjeze ka thënë se i dyshuari është kapur.
“Mund të konfirmojmë se e kemi sulmuesin nën kontroll”, tha policia.
Gjatë ditës policia ka thënë se sulmuesi ka lidhje familjare me të paktën një nga viktimat.
Sulmi me thikë vjen dy ditë pasi një burrë danez u deklarua fajtor për therjen për vdekje të pesë personave në Norvegji tetorin e kaluar.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy burra lëndohen rëndë nga therja me thikë në Suharekë, arrestohet i dyshuari
-
Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë
-
Theren me thikë tre persona në Gjermani, arrestohet një shtetas i Kosovës
-
Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar
-
Pesë të plagosur nga sulmi me thikë në Amsterdam