Katër persona janë therur me thikë në një qendër tregtare në qytetin Tampere të Finlandës të enjten, raporton gazeta Hufvudstadsbladet.
Një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen, dhe autoritetet thonë se aktualisht nuk ka më rrezik për publikun.
Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve, as shkalla e plagëve që kanë pësuar.
Një dëshmitar ka treguar për gazetën Ilta Sanomat se ka parë civilë duke u dhënë ndihmën e parë personave që ishin të shtrirë në tokë.
“Nuk mund të them asgjë për gjendjen e tyre, sepse kishte shumë njerëz përreth”, ka thënë ai, duke shtuar se kishte shumë gjak në vendin e ngjarjes.