Udhëtarët me trena janë përballur me vonesa të mëdha për shkak të stuhisë së madhe që ka përfshirë Gjermaninë. Në Hamburg, lumi Elbe ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur rrugë e qytetit. Niveli i ujit është ngritur ndjeshëm që prej së premtes.
“Rruga për te hoteli unë është plotësisht e përmbytur. Mund ta shihni edhe këtu në prapavijë. Trotuari tani është i përmbytur. Jam e shqetësuar për automjetin tonë, të cilin e kemi parkuar në garazhin nëntokësor. Është e pamundur të lëvizës, uji është deri në gju”, ka thënë turistja Gabi Freyberger.
Shërbimi Kombëtar i Hekurudhave “Deutsche Bahn” ka njoftuar për anulimin e shumë udhëtimeve nga Hamburgu dhe Hannoveri drejt Frankfurtit dhe Munichut. Jashtë funksionit janë edhe linjat e gjata.
“Donim të iknim dje në mbrëmje. Pastaj kemi qëndruar dy orë në stacion dhe përfunduam duke u kthyer në hotel për një natë më shumë. Shpresoj të shkojmë në shtëpi”, ka thënë udhëtarja Helena Teicher.
Vonesa pati edhe në aeroportin e Frankurtit, njërin prej më të ngarkuarve në Gjermani. Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar se shkaku i stuhisë që ka përfshirë Evropën Veriore, niveli i ujit mund të ngrihet deri në tre metra.