Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka specifikuar të martën se është Aleanca Veriperëndimore dhe jo Moska ajo që do të vendosë rreth anëtarësimit e Ukrainës në organizatën ushtarake.
Një paralajmërim të tillë shefi i NATO-s e bëri duke folur nga Ukraina, në kohën e thellimit të tensioneve mes Moskës dhe Kievit në lindje të vendit.
Qysh nga java e shkuar Rusia ka nisur grumbullimin e trupave përreth territorit kufitar me Ukrainën në Donbas. Veprimet e saj janë kritikuar nga Perëndimi, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja, të cilat janë zotuar për t’i ofruar mbështetje Ukrainës.
Si rrjedhojë, Rusia ka paralajmëruar SHBA-në të martën që t’i mbajë luftanijet e saja sa më larg Krimesë, “për të mirën e saj”, shkruajnë mediat e huaja.
Kremlini e ka quajtur stacionimin e pritur të tyre në Detin e Zi, si provokim të hapur për ta testuar durimin e Rusisë.
Edhe
NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë në rast të pushtimit rus
Reagimi i Perëndimit dhe thirrjet ukrainase për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në NATO janë bërë midis përshkallëzimit më të fundit të situatës në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare janë ndeshur me trupat ruse gjatë javëve të fundit.
Si pasojë e tensioneve, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytri Kubela, u ka bërë thirrje NATO-s dhe Perëndimit që të ndërmarrin veprime të shpejta për parandalimin e përshkallëzimit të situatës në dhunë.
-
Stoltenbergu thotë se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu
-
NATO-ja mbron të drejtën e saj për t’i ndihmuar Ukrainës pas kërcënimeve të Putinit
-
Stoltenberg: NATO-ja nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë