Kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s janë “prioritet kryesor”, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Tani është koha për të ratifikuar dhe për të mirëpritur plotësisht Finlandën dhe Suedinë si anëtare”, tha ai në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Finlandës Sanna Marin.
Stoltenbergu vazhdoi duke thënë se, deri më tani, Finlanda dhe Suedia kanë pasur “procesin më të shpejtë të anëtarësimit në historinë moderne të NATO-s”.
Të dy vendet aplikuan për anëtarësim në maj të vitit të kaluar dhe në qershor pothuajse të gjithë aleatët e NATO-s ranë dakord të ftonin të dy vendet për t'u bashkuar me aleancën dhe përcaktuan protokollet e pranimit.
Deri më tani, 28 nga 30 aleatët e kanë ratifikuar pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Vetëm Hungaria dhe Turqia nuk e kanë bërë këtë ende.
Edhe
Stoltenberg i kërkon Turqisë ta heqë bllokimin ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO
Parlamenti hungarez e ka bërë të qartë se do të nisë diskutimin brenda pak ditësh, sipas Stoltenbergut.
Stoltenbergu shtoi se Turqia kishte shprehur disa shqetësime për pranimin e vendeve, kryesisht në lidhje me Suedinë.
-
Stoltenberg: Është koha që Suedia të anëtarësohet në NATO, ajo ka bërë gjithçka që kërkon Turqia
-
NATO: Ka mbështetje të gjerë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë
-
Shefi i NATO-s pret që Finlanda t’i bashkohet aleancës brenda dy muajve
-
Erdogani jep shenja se Turqia do ta shtyjë përpara anëtarësimin e Finlandës në NATO