Vendet anëtare të NATO-s e mbështesin gjerësisht anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë brenda aleancës, ka thënë sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.
Ai ka thënë se beson që NATO-ja do të gjejë një zgjidhje për shqetësimet turke në lidhje me ofertën e anëtarësimit të dy vendeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur një aleat është i shqetësuar, ne bëjmë si gjithmonë në NATO - ulemi dhe kërkojmë një zgjidhje. Normalisht ne gjejmë zgjidhje dhe kam besim se do ta gjejmë edhe në këtë rast”, ka thënë ai, raportoi CNN-i.
Stoltenbergu ka thënë se është e rëndësishme që vendet anëtare të pranojnë se Turqia është një aleat i rëndësishëm dhe kyç në luftën kundër ISIS-it në Irak dhe Siri, por edhe në çështjen e Rusisë në Detin e Zi.
Për t'i dhënë dritën e gjelbër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, do të duhej të kishte një marrëveshje nga 30 aleatët aktualë të kësaj organizate.
Turqia ka thënë se nuk do ta mbështesë bashkimin e tyre nëse nuk plotësohen disa kërkesa.