Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret që Finlanda të bëhet anëtare e aleancës para zgjedhjeve parlamentare në Turqi më 14 maj, raporton BBC.
Ai thotë se ka marrë “garanci” që Parlamenti i Hungarisë së shpejti do ta ratifikojë protokollin e anëtarësimit të Finlandës, dhe se Parlamenti i Turqisë do ta bëjë të njëjtën gjë para zgjedhjeve në maj.
Sa i përket anëtarësimit të Suedisë, Stoltenberg ka thënë se nuk do të japë një datë specifike, porse është “prioritet”.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja shpreson që Turqia do ta lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO para korrikut
-
Finlanda të martën do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s
-
Turqia voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
-
Turqia miraton ofertën e Finlandës për të hyrë në NATO
-
Erdogani jep shenja se Turqia do ta shtyjë përpara anëtarësimin e Finlandës në NATO