Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer ka përmirësuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpi, rreth ndihmës së Britanisë ndaj Ukrainës duke thënë se ndihma e dhënë ishte dhuratë e Britanisë për Ukrainën gjatë luftës.
I pyetur rreth takimit të ardhshëm me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, Trumpi ka deklaruar se marrëdhënia e tyre është pak “testuese” sepse “ne donim të kishim pak prej asaj që vendet evropiane kishin”.
“E dini, ata i marrin prapë paratë e tyre duke dhënë para, ne nuk i marrim paratë e tona prapë”, ka deklaruar Trumpi rreth ndihmës për Ukrainën.
Pastaj Starmer ka përmirësuar Trumpin duke thënë se “ne nuk do t’i marrim tonat, një pjesë e madhe ishte dhuruar, ishte dhuruar, ka pasur disa borxhe, por më shumë ishte dhuratë, faktikisht”.
Momenti ishte pak a shumë i ngjashëm me atë që ndodhi më herët gjatë javës gjatë takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili ka përmirësuar deklarimet e Trumpit rreth natyrës së ndihmës së Evropës për Ukrainën.
Trumpi takon Starmerin
-
Starmer - Trumpit: Ukraina duhet të vendoset në “pozicionin më të fortë të mundshëm”
-
Starmer: Dëshira e Trumpit për paqe në Ukrainë është e sinqertë
-
Starmer: Ne jemi me Ukrainën
-
Trumpi i rezervuar për ta ofruar garancinë e kërkuar ushtarake për Ukrainën
-
Britania e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë