Në një rrëmujë jo shumë larg stadiumit të futbollit në qytetin irakian të Basrës, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, raporton Reuters.
Mijëra tifozë po tentonin të hynin në stadium kur ndodhi incidenti, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.
Pamjet tregojnë se ka pasur një turmë të madhe dhe rrëmujë para hyrjes së stadiumit, ku dy persona humbën jetën dhe të paktën 60 janë lënduar, disa prej të cilëve janë në rrezik për jetën.
Qyteti i Basrës është mikpritës i kupës së vendeve të Gjirit Arabik dhe është ndeshja finale në të cilën do të përballen Iraku dhe Omani.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur e tetë të lënduar në rrëmujën në Jordani gjatë përcjelljes së ndeshjes së Botërorit
-
Rreth 50 të vdekur nga një stampedo gjatë një ndeshjeje futbolli në Guinea
-
Dy të vdekur dhe dhjetëra shtëpi të dëmtuara nga përmbytjet në Irak
-
Shembet tribuna gjatë ndeshjes së basketbollit në Egjipt, afro 30 të lënduar
-
Vdekja e tetë personave në hyrje të stadiumit, goditje për Kupën Afrikane