Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rreth 50 të vdekur nga një stampedo gjatë një ndeshjeje futbolli në Guinea

Guinea

Rreth 50 persona besohet se kanë vdekur si pasojë e një stampedoje në një stadium më Guinean juglindore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas përleshjeve të tifozëve në një ndeshje futbolli të dielën në qytetin Nzerekore, ka bërë të ditur kryeministri, raporton Reuters.

Videot dhe fotografitë e shpërndara në internet treguan viktimat të shumta në tokë. 

Imazhet e pa verifikuara gjithashtu treguan tifozët duke u përplasur mbi muret e stadiumit.

"Qeveria shpreh keqardhjen për incidentet që prishën ndeshjen e futbollit midis ekipeve Labe dhe Nzerekore këtë pasdite në Nzerekore. Gjatë rrëmujës u regjistruan viktima”, ka thënë në një deklaratë kryeministri Mamadou Oury Bah.

Edhe 135 persona vdiqën në stampedon në Guine, thotë grupi i të drejtave Botë 135 persona vdiqën në stampedon në Guine, thotë grupi i të drejtave

Ai ka shtuar se autoritetet lokale po punojnë për të rivendosur rendin.

Një grup opozitar ka thënë se dhjetëra njerëz u vranë në përplasje, duke shtuar se një numër përfundimtar i vdekjeve nuk është përcaktuar ende.