Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë provincën Dohuk të Irakut që nga orët e para të mëngjesit të së martës.
Dy viktimat u bllokuan në automjetin e tyre dhe u përfshinë nga uji derisa përpiqeshin që të shpëtonin, ka bërë të ditur Departamenti Rajonal i Mbrojtjes Civile.
Janë dëmtuar dhjetëra shtëpi si dhe dhjetëra automjete janë zhytur nën ujë.
Përmbytjet të shoqëruara me baltë erdhën si pasojë e reshjeve të dendura në Irakun verior.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani
-
Mbi 50 të vdekur nga zjarri në një qendër tregtare në Irak
-
Të paktën 100 të vdekur nga përmbytjet në Nepal
-
30 të vdekur këtë javë nga përmbytjet në Indi e Bangladesh