Megjithëse janë bërë sot fiks një vit prejse talebanët morën pushtetin në Kabul, një nga spitalet më të mira të fëmijëve po vazhdon të përballet me mungesë të stafit dhe të ilaçeve të domosdoshme.
Televizioni britanik, Sky News, ka vizituar spitalin Indira Gandi dhe ka parë se si nga dy foshnja po shtrohen në një shtrat.
Madje ka raste kur shtrihen edhe tre syresh. Janë 500 pacientë të një qendre spitalore që ka kapacitet vetëm për 300 sosh. Pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit pa luftuar fare më 15 gusht të vitit të kaluar, ndihma e huaj u reduktua në mënyrë dramatike.
Një grua në spital thotë se po lufton për të siguruar ushqim për vajzën, derisa ajo vazhdimisht qan në krahët e nënës.
Talebanët mund të shihen duke ecur nëpër spitalin e stërmbushur. Megjithëse sistemi shëndetësor i vendit ka pasur telashe për të ofruar shërbimet e nevojshme, tërheqja e amerikanëve vetëm sa e ka përkeqësuar situatën.
-
Gratë e fëmijët po e vuajnë më së shumti sundimin taleban
-
“Nuk mund të bëjmë asgjë pos t’i shikojmë foshnjat si po vdesin"
-
Afganistani nën sundimin e talebanëve është vendi më represiv për gratë
-
Gratë në sundimin taleban: “Të padobishme e të pafuqishme”
-
Talebanët shpërndajnë protestën e grave në Kabul duke gjuajtur me armë