Qeveria e Spanjës ka shkarkuar drejtoren e agjencisë më të lartë të inteligjencës të vendit, Paz Esteban, të martën pas hakimit të celularëve të politikanëve, duke përfshirë pajisjet e kryeministrit dhe disa mbështetësve të shkëputjes së rajonit të Katalonjës.
Qendra Kombëtare e Inteligjencës, ose CNI, ka qenë nën kritika për rolin e saj në spiunimin e separatistëve katalanas, derisa u desht një vit i plotë për të zbuluar se celularët e kryeministrit dhe zyrtarëve kryesorë të mbrojtjes dhe sigurisë ishin infiltruar, raporton Associated Press të martën.
Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, e cila ishte ndër objektivat e hakerëve, njoftoi pas mbledhjes së kabinetit se Paz Esteban do të lirohej nga pozita e drejtorit të CNI-së.
"Kjo (hakimet e telefonave qeveritarë) u desh një vit për t'u zbuluar, mirë, është e qartë se ka gjëra që ne duhet t'i përmirësojmë. Ne do të përpiqemi të sigurojmë që këto sulme të mos ndodhin më, edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të qenë plotësisht të sigurt”, ka thënë Robles.
Zëvendësuesi i Estebanit do të jetë Esperanza Casteleiro, "një grua që ka punuar për gati 40 vjet" në agjencinë e inteligjencës, tha Robles.
Esteban pranoi gjatë një seance dëgjimore të komitetit parlamentar me dyer të mbyllura javën e kaluar se me lejen e gjyqësorit, agjencia e saj kishte hakuar telefonat e disa separatistëve katalanas.
Edhe
Telefonat e kryeministrit dhe ministres së Mbrojtjes të Spanjës u spiunuan
Esteban, 64 vjeç, u bë gruaja e parë që drejtoi CNI-në në korrik të vitit2019, fillimisht në një bazë të përkohshme. Emërimi i saj u bë i përhershëm në shkurt të vitit 2020.
Drejtori i mëparshëm i CNI-së ishte kritikuar për dështimin në vitin 2017 për të ndaluar përgatitjet nga separatistët katalanas për të mbajtur një referendum për pavarësinë, që ishte konsideruar i paligjshëm nga gjykatat më të larta të Spanjës.