Gruaja e kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, Begoña Gomez, do të dalë në gjyq nën akuzat për korrupsion si dhe i është ndaluar të largohet nga vendi.
Gjykatësi hetues Juan Carlos Peinado urdhëroi Gomezin të dorëzonte pasaportën e saj, i ndaloi asaj të largohej nga Spanja dhe i kërkoi asaj të paraqitej në gjykatë dy herë në muaj.
Gomez është nën hetim për akuzat se ajo ka përdorur pozicionin e saj si gruaja e kryeministrit për të siguruar kontrata pune. Ajo mohon çdo shkelje. Çështja u ngrit nga grupe të ekstremit të djathtë.
Disa aleatë të ngushtë të Sanchezit janë po ashtu nën hetime në raste të dyshuara për ryshfet të lidhura me punët publike, kontratat e naftës dhe gazit dhe prokurimin e maskave gjatë pandemisë. Ata mohojnë shkeljet. Vetë Sanchez, nuk përmendet në asnjë nga rastet dhe ka thënë se ato janë pjesë e një fushate politike për ta shkarkuar atë nga detyra.
-
Gruaja e kryeministrit spanjoll akuzohet për korrupsion
-
Dënohet për nepotizëm vëllai i kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez
-
Policia spanjolle bastis selinë e partisë së kryeministrit Sanchez
-
Kryeministri spanjoll këmbëngul se nuk dorëhiqet pavarësisht korrupsionit në partinë e tij
-
Skandali i ri godet partinë në pushtet në Spanjë