Një sondazh i transmetuesit amerikan CNN për zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara ka treguar se zëvendëspresidentja e kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, ka avantazh para rivalit të saj republikan, ish-presidentit Donald Trump, në mesin e votuesve potencialë në Wisconsin e Michigan.
Por, sondazhi tregoi se Trumpi qëndron përpara Harrisit në mesin e votuesve në Arizona. Të dy kandidatët del të kenë numër pothuajse të barabartë të votuesve në Xhorxhia, Nevada dhe Pensilvania, shtet ky që konsiderohet me peshë të madhe për votë elektorale.
Sipas sondazhit, mesatarisht nga 15 për qind e votuesve thonë se nuk e kanë vendosur ende se për kë do të votojnë më 5 nëntor, duke lënë të kuptohet se një pjesë e konsiderueshme e votuesve mund të ndryshojë pikëpamjet mbi garën ndërsa vëmendja ndaj fushatës rritet, veçmas në shtetet ku rezultati është i ngushtë.
Sondazhi i CNN-it ka treguar se 50 për qind e votuesve në Wisconsin janë deklaruar për Harrisin e 44 për qind për Trumpin, ata në Michigan janë shprehur 48 për qind për Harrisin e 43 për qind për Trumpin.
Ndërkaq në Arizona, Trumpi kryeson me 49 për qind të përkrahjes së votuesve kundruall 44 për qind sa ka Harrisi.
Në Gjeorgjia dhe Nevada, 48 për qind janë deklaruar për Harrisin e 47 për qind për Trumpin, e në Pensilvania kandidatët kanë treguar rezultat të barabartë, me 47 për qind të përkrahjes.
LEXO EDHE: