Parlamenti slloven miratoi një amendament që lejon çiftet e së njëjtës gjini të martohen dhe të birësojnë fëmijë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sllovenia u bë vendi i parë në Evropën Lindore që e bëri këtë, shkruan SloveniaTimes.
Për ndryshimin e ligjit votuan 48 deputetë, kundër 29 dhe një abstenoi.
Sllovenia është vendi i parë ish-komunist që mbështet këtë reformë në Evropë, pasi shumica e fqinjëve të saj nuk lejojnë bashkimet civile apo martesat e së njëjtës gjini.
Kroacia, Republika Çeke, Hungaria dhe Mali i Zi kanë ligje që vendosin partneritete të së njëjtës gjini dhe në Hungari nga vera e vitit 2021 do të gjobitesh nëse flet për homoseksualitetin para fëmijëve.
Në korrik, gjykata më e lartë e Sllovenisë vendosi se ligji që përcakton martesën vetëm midis një burri dhe një gruaje diskriminon çiftet homoseksuale dhe lezbike.
Edhe në Kosovë pati tentativë për ta kaluar projekodin civil këtë vit. Megjithatë, nuk u siguruan votat e deputetëve.