Skocia ua ka lehtësuar personave transgjinorë ndryshimin e ligjshëm të gjinisë, raportoi BBC-ja të enjten.
Me 86 pro e 39 kundër, Parlamenti skocez votoi për ndryshimet ligjore, si dhe uli moshën e deklarimit të gjinisë, nga 18 në 16-vjeç. Ky është vendimi i parë në rajonin e Britanisë së Madhe që u vendos zyrtarisht, ndërsa u përkrah nga Partia Kombëtare Skoceze.
Ministrja e Drejtësisë, Shona Robison, deklaroi se miratimi i ligjeve të ngjashme ka rezultuar me uljen e jashtëzakonshme të rasteve të dhunës.
“Unë mendoj se ne të gjithë mund të shpresojmë që njerëzit transgjinorë do të jenë në gjendje të përfitojnë nga ato rezultate pozitive, pasi projektligji heq barrikadat për gëzimin e të drejtave të tyre njerëzore”, u shpreh Robison.
Që nga 2005-a, njerëzit në Britaninë e Madhe kanë pasur të drejtë ligjore ndërrimin e gjinisë. Vendimi i votuar të enjten do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
-
Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave
-
Zvicra voton sot në referendumin për kufizimin e popullsisë në 10 milionë
-
Mbi 2,8 milionë njerëz identifikohen si transgjinorë në SHBA, thotë hulumtimi
-
Selektori i Skocisë jep dorëheqje pasi u konfirmua eliminimi
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme