Nicola Sturgeon ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministres së Skocisë pas krizës politike në lidhje me ligjin që thjeshtëson ndryshimin e gjinisë në dokumentet zyrtare.
Në konferencën për media në Edinburg, Sturgeon ka thënë se ishte privilegj roli që mbajti, por e ka pranuar se ishte koha e duhur për dorëheqje.
Ajo pritet të mbetet në postin e kryeministres deri në zgjedhjen e pasardhësit të saj.
Sturgeon i priu Skocisë për tetë vjet, mirëpo është përballur me kritika në lidhje me ligjin për ndryshimin e gjinisë në dokumentet zyrtare.
Ajo kishte premtuar se do ta dërgonte në gjykatë Qeverinë britanike në lidhje me vendimin për të bllokuar ligjin dhe kishte argumentuar se Qeveria konservatore në Londër është duke bërë gabim duke i vënë veto ligjit.
I cilësuar si arritje e madhe për shoqërinë skoceze, ligji do t’ua mundësonte personave nga mosha 16-vjeçare që të ndryshonin gjininë në dokumentet e tyre, duke hequr kërkesën për diagnozë mjekësore.
-
Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij
-
Politikani gjerman dorëhiqet pasi përdori një nënë surrogate për t’u bërë prind
-
Dorëhiqet kryeministrja ukrainase pasi Zelensky njoftoi riorganizim të qeverisë
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Selektori i Skocisë jep dorëheqje pasi u konfirmua eliminimi