Sllovenia edhe zyrtarisht ka marrë vendim që ta njohë shtetin e Palestinës.
Parlamenti slloven të martën ka vendosur pro propozimit të Qeverisë për ta njohur shtetin palestinez.
Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, ka njoftuar se vetëm zgjidhja me dy shtete mund të çojë në paqe në Lindjen e Mesme.
“I dashur popull i Palestinës, vendimi përfundimtar i sotëm i Sllovenisë është mesazh shprese dhe paqeje. Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të çojë në një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Sllovenia do të vazhdojë pa u lodhur të punojë për sigurinë e të dyjave kombeve, palestinezët dhe izraelitët”, ka thënë Fajon.
Sllovenia i bashkohet shteteve të tjera të Bashkimit Evropian si Spanja, Irlanda e Norvegjia, të cilat në fund të majit njohën zyrtarisht shtetin palestinez.
-
Qeveria e Sllovenisë miraton njohjen e shtetit palestinez, e dërgon çështjen në Parlament
-
Polonia mbështet një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët
-
Vendim historik, Norvegjia do ta njohë shtetin e Palestinës
-
Franca e zyrtarizon njohjen e Palestinës
-
Kush e ka njohur Palestinën si shtet dhe pritet ta njohë sot