Gjykata Kushtetuese në Slloveni vendosi të premten se ndalimi për çiftet e së njëjtë gjini që të martohen dhe të birësojnë fëmijë janë jokushtetuese. Gjykata urdhëroi Parlamentin slloven të amendojë ligjin brenda gjashtë muajve për të garantuar se ata munden ta ushtrojnë një të drejtë të tillë, shkruan AP.
Kushtetuesja vendosi 6-3 për të dyja çështjet, duke thënë se ligjet e Sllovenisë që lejojnë vetëm martesat dhe birësimet e gjinisë së kundërt shkelin ndalimin kushtetues kundër diskriminimit.
Diskriminimi ndaj çifteve të së njëjtës gjini "nuk mund të justifikohet me kuptimin tradicional të martesës si një bashkim midis një burri dhe një gruaje, as me mbrojtje të veçantë të familjes", sipas vendimit të Kushtetueses.
Vendimi, për të cilin gjykata ka thënë se ka efekt të menjëhershëm, hap terren për të drejtat e LGBTQ në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku disa vende kanë ndalime kushtetuese për martesat e së njëjtës gjini dhe asnjë deri tani nuk ka lejuar çifte të së njëjtës gjini të martohen.
-
Sllovenia miraton martesat mes gjinisë së njëjtë dhe birësimin e fëmijëve nga ky komunitet
-
Greqia legalizon martesat e së njëjtës gjini
-
Johnson thotë se Kushtetuta e Kosovës anon për çështjen e martesave të të njëjtës gjini
-
Presidenti çek zotohet se do t’i bllokojë martesat e të njëjtës gjini
-
Zvicra sot vendos për martesat mes gjinisë së njëjtë