Mediumi anglez “Sky News” ka publikuar pamje që tregojnë një grup të grave ukrainase duke u trajnuar për heqjen e minave tokësore dhe mjeteve të tjera të pashpërthyera, në qytetin e Pejës në Kosovë.
Në fotografitë e publikuara, grupi i cili përfshin personel civil dhe ushtarak, mund të shihet duke kërkuar mina tokësore të rreme. Ato mbajnë të veshur jelekë antiplumb ndërsa trajnohen që së shpejti t’i shërbejnë vendit të tyre në çminim, shkruan Sky News të mërkurën.
{gallery}
Siç raporton mediumi, ato janë në një kurs të avancuar katër-javor që drejtohet nga trajnerë vendas që morën pjesë në pastrimin e dhjetëra mijëra minave dhe bombave thërrmuese të lëna nga forcat serbe dhe ndonjë mjeti të pashpërthyer si pasojë e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbve.
Ukraina po përballet me rrezikun e shpërthimit të mjeteve pas sulmeve ajrore e tërheqjes tokësore të ushtrisë ruse nga veriu i vendit.
Ushtria ruse është përqendruar në rajonin lindor të Donbasit.
Edhe
Gjashtë gra ukrainase po e mësojnë procesin e deminimit në Pejë
Një rrëfim për gratë ukrainase më herët e ka sjell edhe emisioni Cosmo në KTV