Nuk mund të ketë “siguri dhe stabilitet” pa një shtet palestinez, ka thënë zëdhënësi i zyrës së presidentit palestinez, Mahmoud Abbas.
Deklarata e tij u bë pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kundërshtoi thirrjen e SHBA-së për krijimin e një shteti palestinez pas luftës në Gaza.
“Pa krijimin e një shteti palestinez të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet në kufijtë e vitit 1967, nuk do të ketë siguri dhe stabilitet në rajon”, ka thënë zëdhënësi Nabil Abu Rdeineh, raportoi Guardian.
SHBA-ja disa herë që kur nisi konflikti Izrael-Hamas e ka përmendur krijimin e shtetit palestinez dhe jetesën krah atij izraelit. Por, të premten Netanyahu ka thënë se do ta vazhdojë ofensivën e tij deri në fitore të plotë.
-
Netanyahu: S’do të ketë një shtet palestinez
-
BE-ja beson se krijimi i shtetit palestinez është e vetmja garanci për siguri
-
Netanyahu sfidon presionin mbi shtetin palestinez
-
Netanyahu e kundërshton hapur SHBA-në për krijimin e shtetit palestinez
-
Netanyahu e përshëndet planin e Trumpit për Gazën, Hamasi e refuzon