Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu e kundërshton hapur SHBA-në për krijimin e shtetit palestinez

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se i ka thënë SHBA-së se e kundërshton krijimin e një shteti palestinez pasi konflikti në Gaza të përfundojë.

Netanyahu në një konferencë u zotua të vazhdojë ofensivën në Gaza “deri në fitoren e plotë”, shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve, duke shtuar se mund të duhen shumë muaj, raportoi BBC. 

Me gati 25 mijë palestinezë të vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, dhe 85% të popullatës së zhvendosur, Izraeli është nën presion të madh ta ndalë ofensivën dhe të përfshihet në bisedime për përfundimin e luftës.

Aleatët e Izraelit e kanë nxitur për ringjallje të një zgjidhjeje dy-shtetërore, ku e ardhmja e shtetit palestinez do të shtrihej krah asaj të Izraelit.

Duke folur para mediave pas deklaratave të Netanyahut, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në SHBA, John Kirby, ka theksuar se SHBA-ja dhe Izraeli “qartazi” i shohin gjërat ndryshe.

Edhe Pak para votimit në OKB, Netanyahu këmbëngul të mos ketë shtet palestinez Botë Pak para votimit në OKB, Netanyahu këmbëngul të mos ketë shtet palestinez

LEXO EDHE: