Irani dhe SHBA-ja ende nuk kanë arritur një marrëveshje për ngushticën e Hormuzit, tha Ali Bagheri, zëvendëssekretar i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit, sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti të Rusisë.
Duke folur me gazetarët në prag të një samiti sigurie në Moskë, ai tha se "Derisa të biem dakord për të gjitha çështjet, ne konsiderojmë se nuk kemi rënë dakord për asgjë”.
Ai shtoi se Irani po negocionte me Omanin për një procedurë të re për anijet që kalojn në rrugën detare të ngushticës, e cila është mbyllur në mënyrë efektive që nga fillimi i luftës në shkurt.
"Irani dhe Omani, si shtete bregdetare ngjitur, po negociojnë së bashku për të përcaktuar një mekanizëm të ri për kalimin nëpër ngushticën e Hormuzit," tha Bagheri.
Kur u pyet për uraniumin e pasuruar të Iranit, ai tha se "nuk ishte në axhendë" në bisedimet midis Teheranit dhe Uashingtonit, pavarësisht se presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi më parë këtë javë se do t'i transferohej SHBA-së "menjëherë" për t'u shkatërruar.
Bagheri shtoi se negociatat indirekte po vazhdojnë.
-
Irani thotë se ka arritur marrëveshje me Omanin për Hormuzin, mohon bisedimet me SHBA-në
-
Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit
-
Trumpi thotë se Irani s’është i gatshëm të arrijë “marrëveshjen e duhur”
-
Trumpi thotë se s’ka plane për bisedime me Iranin, insiston se Hormuzi është i hapur
-
Irani thotë se Hormuzi nuk hapet pa i plotësuar SHBA-ja kërkesat e tij