Siria ka urdhëruar gratë që të mbulohen në plazhet publike, në një vendim që paraqet ndryshimin më të fundit kulturor qëkur kryengritja e rebelëve rrëzoi nga pushteti Bashar al-Assadin në dhjetor.
Ministria e Turizmit ka thënë se udhëzimet e reja u hartuan në “kërkesat e interesit publik”.
“Vizitorët në plazhet publike dhe pishina, qoftë turistë apo vendas, u kërkohet të veshin rroba banje të përshtatshme që marrin parasysh shijen e publikut dhe ndjeshmërinë e segmenteve të ndryshme të shoqërisë”, ka thënë ministri i Turizmit, Mazen al-Salhani, në një njoftim në Facebook.
“Në plazhet dhe pishinat publike kërkohen rroba banje më modeste (burka apo rroba banjo që mbulojnë më shumë trupin”, thuhet tutje në direktivë. Aty shtohej se “kur lëvizet prej plazhit në vende të tjera, duhet të bartin mbulesë ose rroba të lirshme (për gratë) mbi rroba banje”.
Ndërkohë burrave u kërkohet të bartin këmisha. Urdhëresa e re specifikon se zhveshja nuk është e lejuar në hapësirat publike jashtë pishinave.
Edhe
Gjoba deri në 200 euro për turistët që ecin rrugëve me rroba plazhi në fshatin pranë liqenit Como
E vendimi po ashtu ua lejon grave të vishen me rroba “me stil perëndimor” në klube private dhe hotele luksoze.
Gjatë regjimit të familjes së Assadit, shteti nuk kishte kritere të tilla, edhe pse njerëzit visheshin më modest në plazhe publike, për shkak të normave konservatore.
-
Plazhi italian ndalon çadrat për personat mes moshave 10 deri 65 vjeç
-
“Bërtisja në gjumë”: Gra alavite në Siri rrëfejnë për rrëmbim dhe përdhunim
-
Siria urdhëron qytetarët të evakuohen nga Alepo shkaku i përleshjeve të dhunshme
-
Shtetet evropiane kundër burkës në publik: “T’i ndalojmë sa e kemi ende të mundur”