Botë

Si arriti Trumpi të mobilizojë Gardën Kombëtare në Los Angeles?

Garda Kombetare

Foto: Associated Press

Rreth 2,000 trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në Los Angeles nga qeveria federale, kundër dëshirës së guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar gjithashtu se mund të vendosë Trupat e Marinës për t'iu përgjigjur protestave.

Trumpi ka përdorur një ligj që thotë se vendosja e Gardës Kombëtare mund të federalizohet nëse SHBA-ja "pushtohet ose është në rrezik pushtimi nga një komb i huaj”, "ka një rebelim ose rrezik rebelimi" kundër qeverisë, ose "presidenti nuk është në gjendje me forcat e rregullta të zbatojë ligjet e Shteteve të Bashkuara", raporton BBC.

TrumpI ka thënë se protestat përbëjnë një rebelim kundër qeverisë federale.

Ekziston edhe një mekanizëm tjetër që mundëson vendosjen e Gardës Kombëtate: Akti i Kryengritjes i vitit 1807.

Presidenti nuk e përdori Aktin e Kryengritjes për të thirrur trupat e Gardës Kombëtare në Los Angeles - por ai mund të përdoret nga presidentët për të aktivizuar ushtrinë për t'iu përgjigjur trazirave të brendshme.

Ligji i shekullit të 19-të do të thotë që një president mund të përdorë personel ushtarak në detyrë aktive për të kryer detyra të zbatimit të ligjit në SHBA.

Është përdorur disa herë: një herë nga Abraham Lincoln gjatë Luftës Civile të SHBA-së, përsëri nga Ulysses S Grant kundër një vale dhune raciste të kryer nga Ku Klux Klan, dhe nga Dwight Eisenhower për të mbrojtur nxënësit me ngjyrë që përpiqeshin të ndiqnin shkollën në Arkansas gjatë lëvizjes për të drejtat civile.

U përdor për herë të fundit në vitin 1992 gjatë trazirave në Los Angeles, të cilat pasuan lirimin nga akuzat të katër oficerëve të bardhë të policisë për rrahjen e Rodney King, një burri me ngjyrë.

Lexo përditësimet tjera
Los Angeles riots

Trump: Situatë shumë e keqe në Los Angeles, sillni trupat

E përditësuar (10:21) - Gazetarja australiane goditet me plumb gome në Los AngelesNjë korrespondente australiane lajmesh...