Një shqiptar 39-vjeçar në Selanik, ka tentuar ta vrasë kunatin e tij 37-vjeçar në zonën e Lagadës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku 39-vjeçari nën efektin e alkoolit dhe me armë gjahu, ka qëlluar në drejtim të 37-vjeçarit, pa mundur ta plagosë.
Kur 39-vjeçari u rrethua nga policia, qëlloi me armë në ajër dhe u fut në oborrin e një kishe. Pavarësisht rezistencës së fortë, u bë i mundur arrestimi i tij nga autoritetet greke.
Arma e sekuestruar ishte raportuar e vjedhur në janar nga një shtëpi në zonën e Lagadas. 37-vjeçari mbante një rrip gjuetie të mbushur me gëzhoja të llojeve të ndryshme, i cili gjithashtu u sekuestrua./ Top Channel
Artikuj të ngjashëm
-
Shqiptari vret mikun në Greqi, vetëdorëzohet pas krimit
-
Arrestohet një burrë në Klinë pasi deshi ta vrasë një grua dhe sulmoi fizikisht një tjetër
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Ndalohet një 75-vjeçar në Kaçanik për shtënie me armë
-
Tentim vrasje në Novobërdë