Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë. Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri mikun e tij 33-vjeçar, të dy shqiptarë.
Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu – të cilën e kishte në posedim të ligjshëm - ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.
50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për ta vrarë mikun e tij, pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare ia zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.
Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore./Euronews Albania
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Shqiptari i dehur tenton ta vrasë kunatin në Greqi
-
Një djalë i ri nga Kosova arrestohet në Mykonos nën dyshimin për përdhunim
-
Dy persona të vdekur në 24 orë, Policia sekuestron armë nga vendngjarjet
-
Një shqiptar në Itali vret ish-gruan dhe partnerin e saj