Policia në Kinë ka shpëtuar më shumë se 1,000 mace nga therja dhe shitja si mish derri apo qengji.
Ajo ka vepruar pas një informacioni nga aktivistët e kafshëve, duke ndaluar kamionin që po bartte macet në qytetin Zhangjiagang.
Macet u dërguan në një strehimore, raportoi The Paper.
Shpëtimi zbuloi një tregti të paligjshme të mishit të maces dhe ngrehu shqetësime për sigurinë e ushqimit.
Macet po dërgoheshin në jug të vendit ku do të shërbeheshin si mish derri apo qengji.
Aktivistët kishin vërejtur një numër macesh që mbaheshin në kuti druri në një depo dhe e monitoruan për gjashtë ditë. Kur ato i futën në kamion, e ndaluan kamionin dhe e lajmëruan policinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dogana zbulon 368 kg mish derri të padeklaruar në një automjet në Vërmicë
-
Kinezi kapet në SHBA me 850 breshka të futura në çorape
-
Misioni i dështuar për shpëtimin e gruas së lidhur me zinxhir në Kinë
-
Një burrë në Kinë kapet me 100 gjarpërinj të gjallë poshtë pantallonave
-
Mbi 1 vjet burgim për jugkoreanin që vrau 76 mace