Botë

Shpërthim në një qebaptore në Turqi: Shtatë të vdekur, mes tyre tre fëmijë

Një shpërthim të premten në zonën e Nazillit, që ndodhet në provincën turke të Aydinit, ka lënë të vdekur shtatë person, mes tyre tre fëmijë, shkruan Euronews.

Shpërthimi ka ndodhur në një qebaptore duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Një numër i madh i pjesëtarëve të shërbimeve të urgjencës kanë ndërhyrë për ta vënë nën kontroll zjarrin e madh.

Guvernatori i provincës Aydin, Huseyin Aksoy, ka thënë se pesë persona u plagosën, njëri prej të cilëve ishte në gjendje kritike.

Po hetohet nëse bëhet fjalë për një shpërthim bombole gazi. Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag, ka thënë se është arrestuar një person që dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin.

për