Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur nga një zjarr në një ndërtesë apartamentesh pranë Lyonit të Francës, raportoi BBC.
Zyrtarët lëshuan një deklaratë duke thënë se një "zjarr i madh" shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin.
Përveç numrit të të vdekurve, ata thanë se katër persona ishin në gjendje kritike dhe 10 të tjerë kishin raportuar lëndime të lehta.
Ata thanë se 170 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje në orët e mesnatës dhe kishin shuar zjarrin.
Ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin, tha se shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe vlerësoi punën e zjarrfikësve që shpëtuan njerëzit në "kushte jashtëzakonisht të vështira". Ai shtoi se fëmijët që vdiqën ishin të gjithë të moshës nga tre deri në 15 vjeç.
Ai shtoi se një hetim mbi atë që shkaktoi zjarrin do të nisë më vonë të premten.
-
Shtatë të vdekur, mes tyre tre fëmijë si pasojë e një zjarri në Francë
-
Shtatë të vdekur, në mesin e tyre edhe dy fëmijë nga një shpërthim në Francë
-
Evropa përballë zjarreve masive – në Francë qindra të arrestuar për zjarrvënie
-
Pesë të vdekur në Belgjikë pas një zjarri në një ndërtesë
-
Shtatë të vdekur në Francë nga temperaturat e larta