Të paktën shtatë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur në një shpërthim zjarri që ndodhi të hënën në ndërtesa banimi në Francën jugore.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se kërkimi po vazhdon për të paktën dy persona të zhdukur.
Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin ka shkuar në vendin e ngjarjes në qytetin Saint-Laurent-de-la-Salanque dhe ka njoftuar se rreth 30 persona u plagosën ose pësuan trauma psikologjike në shpërthimin që ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit.
Radio lokale France Bleu Roussillon raportoi se shpërthimi ndodhi në katin e parë të një ndërtese dykatëshe, e cila ishte një dyqan ushqimor. Zjarri u përhap më pas edhe në ndërtesat fqinje.
Prokurori i Perpignan Jean-David Cavaillé ka theksuar se ishte shumë herët për të ditur se çfarë e shkaktoi shpërthimin, mirëpo ai përmendi mundësinë që cilindra gazi mund të kenë qenë të pranishëm në dyqan. Hetimet janë duke u zhvilluar.
-
Shtatë të vdekur, mes tyre tre fëmijë si pasojë e një zjarri në Francë
-
Shpërthen zjarri në një objekt në Francë, dhjetë të vdekur
-
Tre të vdekur e dy të zhdukur nga një shpërthim zjarri në Greqi
-
Franca po përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet
-
Një i vdekur në Francë nga një zjarr që po përhapet me shpejtësi