Kaosi ka shpërthyer në Gaza, në ditën e dytë të operacioneve të ndihmës nga një grup i ri i mbështetur nga SHBA-ja, teksa palestinezët e dëshpëruar ia mësyen një qendre që shpërndante ushqim të martën në Rafah, duke thyer gardhet, raporton "BBC".
Izraeli ka bërë të ditur se trupat aty pranë kanë gjuajtur të shtëna paralajmëruese.
Një gazetar i AP-së ka kapur pamjet teksa një një helikopter ushtarak gjuante flakë për të shpërndarë turmën.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se videot nga Rafah janë “zemërthyese” dhe se ka një plan të detajuar të gatshëm për të dërguar mjaftueshëm ndihma te “popullata e dëshpëruar” në Gaza.
Ushtria izraelite ka thënë se trupat e saj qëlluan të shtëna paralajmëruese në zonën jashtë qendrës dhe se "është vendosur kontrolli mbi situatën".
Edhe
Izraeli njofton pezullimin e shpërndarjes së ndihmave në Gazë
Ndihmat në Gazë kanë qenë të ndaluara nga Izraeli për më shumë se 11 javë.
RAFAH: Chaos in southern Gaza after Palestinians rushed an aid distribution site.
— Hamdah Salhut (@hamdahsalhut) May 27, 2025
There’s been a slot of questions raised about the new aid distribution mechanism.
The controversial Gaza Humanitarian Foundation has been repeatedly criticized for not being transparent. pic.twitter.com/Uyxeq4lIz4
-
Izraeli sërish vret palestinezë afër pikave për shpërndarje ndihmash
-
Të paktën tetë të vdekur pranë pikës së ndihmave në Gazë
-
Fondacioni Humanitar në Gazë mbyll të gjitha pikat e ndihmës, shkak të shtënat vdekjeprurëse
-
Ushtria izraelite thotë se rrugët për në qendrat e ndihmës në Gazë janë “zona luftimi”