Në SHBA ka pasur thirrje për qetësi pasi një adoleshent që vrau dy persona dhe plagosi një tjetër, gjatë trazirave racore vitin e kaluar, u shpall të premten i pafajshëm në të gjitha akuzat që rëndonin mbi të.
Kyle Rittenhouse, 18, argumentoi se ai po vepronte në vetëmbrojtje kur qëlloi burrat dhe plagosi një të tretë në Wisconsin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi i të premtes, i cili pasoi një gjyq të profilit të lartë që ndau SHBA-në, ndezi protesta në disa qytete.
Por politikanët, përfshirë presidentin Joe Biden, dhe familjet e viktimave kanë kërkuar përmbajtje.
"Ajo që na duhet tani është drejtësia, jo më shumë dhunë”, thanë në një deklaratë avokatët e familjes së Gaige Grosskreutz, i cili u qëllua dhe u plagos nga Rittenhouse.
Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe presidenti, Joe Biden, kur është pyetur nga gazetarët për vendimin e gjykatës.
“I bëj thirrje të gjithëve që të shprehin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore, në përputhje me sundimin e ligjit”, u tha Biden gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Pavarësisht thirrjeve për qetësi, një trazirë shpërtheu në qytetin e Portland, Oregon, të premten në mbrëmje, pasi rreth 200 njerëz thyen xhamat dhe hodhën sende.
Kishte gjithashtu protesta në Çikago dhe Nju Jork, por ato ishin relativisht të ulëta në krahasim me trazirat e përhapura civile që SHBA-ja kishte parë më parë.