Kyle Rittenhouse, djaloshi nga Illinois, i shpallur i pafajshëm pasi qëlloi për vdekje dy burra dhe plagosi një të tretë gjatë protestave në rrugët e Kenoshas në vitin 2020, po kërkon kthimin e armës dhe pronave të tjera që policia sekuestroi pas arrestimit të tij.
Avokati i Rittenhouse, Mark Richards, paraqiti dokumentet në Gjykatën e Qarkut të Kenoshas të mërkurën, duke kërkuar kthimin e sendeve, me shpjegimin se Rittenhouse dëshiron që pushka e stilit AR-15 të kthehet në mënyrë që të mund të shkatërrohet.
Forcat e rendit e kanë pasur armën një ditë pasi Rittenhouse qëlloi tre burra, dy prej tyre për vdekje, më 25 gusht të vitit 2020, gjatë një nate protestash dhe trazirash në qytetin juglindor të Wisconsin, Kenosha, lidhur me vrasjen e një burri me ngjyrë, Jacob Blake, nga një oficer policie i bardhë.
Rittenhouse iu dorëzua policisë në vendlindjen e tij të atëhershme, Antioch Illinois, brenda disa orësh nga të shtënat. Në nëntor të vitit 2021, 19-vjeçari u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat në lidhje me vrasjen me armë zjarri të Joseph Rosenbaum dhe Anthony Huber, dhe plagosjen e Gaige Grosskreutz.
Rittenhouse tha se ai shkoi në Kenosha për të mbrojtur pronën nga rebelët dhe se ai veproi në vetëmbrojtje pasi u sulmua dhe kishte frikë për jetën e tij.
Prokurorët e portretizuan Rittenhouse si një "ushtar të kërkuar" i cili kishte shkuar në kërkim të telasheve, ndërsa mbështetësit e tij e konsideronin atë si një patriot që mori një qëndrim kundër paligjshmërisë.
Edhe
Adoleshenti amerikan lirohet nga akuzat për dy vrasje e një plagosje
Arma u ble nga Dominick Black për Rittenhouse, i cili ishte 17 vjeç në atë kohë dhe nuk mund të blinte ligjërisht një armë dhe "do të bëhej pronë e ligjshme e Kyle Rittenhouse në ditëlindjen e tij të 18-të", që ishte 3 janari 2021, sipas mocionit të parashtruar në gjykatë.
Seanca gjyqësore për këtë mocion është caktuar për datën 28 janar.
-
Shpallja i pafajshëm e adoleshentit për vrasjen e dy personave nxit trazira në SHBA
-
Shpërthen në lot gjatë gjykimit 18-vjeçari amerikan, i akuzuar për vrasjen e dy personave
-
Trumpi i fal dy policë që kishin vrarë një afro-amerikan në Washington
-
14-vjeçari i akuzuar për vrasjen e katër personave në Gjeorgjia ishte intervistuar për kërcënime