Djaloshi i akuzuar për vrasjen e katër personave në shkollën e tij të mesme në Gjeorgjia të SHBA-së të mërkurën, ishte intervistuar vitin e kaluar nga policia për kërcënime anonime në internet, ka bërë të ditur FBI-ja.
Colt Grey, 14 vjeç, kishte mohuar në polici në maj të vitit 2023 se ai qëndronte pas postimeve në internet që përmbanin imazhe të armëve, duke paralajmëruar për sulm në shkollë, raporton BBC.
I dyshuari hapi zjarr në shkollën e mesme “Apalachee” në qytetin e Winder, duke vrarë dy mësues dhe dy nxënës, thonë hetuesit. Tetë nxënës dhe një mësues janë plagosur.
Ai është arrestuar në kampus dhe do të ndiqet penalisht si i rritur.
Policia ka identifikuar viktimat si mësuesit Christina Irimie dhe Richard Aspinëall dhe nxënësit 14-vjeçar Mason Schermerhorn dhe Christian Angulo.
Në një deklaratë, FBI-ja ka thënë se Qendra e saj Kombëtare e Operacioneve të Kërcënimit kishte njoftuar forcat lokale të zbatimit të ligjit në maj të vitit 2023 pasi kishte marrë këshilla anonime në lidhje me "kërcënimet në internet për të kryer sulm në shkollë, në një vend dhe kohë të paidentifikuar".
Agjencia ka thënë se brenda 24 orëve hetuesit kishin përcaktuar se kërcënimet kishin origjinën në Gjeorgjia.
Edhe
Arrestohet babai i 14-vjeçarit që vrau katër persona në një shkollë në Gjeorgjia
I dyshuari, i cili në atë kohë ishte 13 vjeç, kishte mohuar se kishte bërë kërcënimet në internet dhe zyrtarët "paralajmëruan shkollat lokale për monitorimin e vazhdueshëm të rastit".
“Në atë kohë, nuk kishte asnjë arsye të mundshme për një arrestim apo për të ndërmarrë ndonjë veprim shtesë të zbatimit të ligjit në nivel lokal, shtetëror apo federal”, thuhet në deklaratën e FBI-së.
LEXO EDHE:
-
Të paktën katër të vdekur nga një sulm me armë në një shkollë të mesme në SHBA
-
Dënohen me nga 10-15 vjet burgim prindërit e adoleshentit që vrau katër nxënës në SHBA
-
Adoleshenti vrau gjyshërit e tij e më pas mësuesit në shkollë
-
Policia turke lëshon urdhrin për arrestimin e 162 personave për postime pro sulmeve